Aksioni në Veri: Policë të plagosur, granata dore, gaz, molotov dhe një serb i arrestuar

Periskopi.com Lajme

Aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në katër rajone të Kosovës ka prodhuar tensione të reja në veri të vendit. Serbët nuk i kanë kursyer as policët por as gazetarët.

Pamjet e dërguara nga Policia e Kosovës shfaqin shumë produkte të ndryshme që raportohet se ishin kontrabanduar.

Policët e Kosovës ishin sulmuar me gjësende të forta dhe me grushte, ndërsa ka pasur edhe të shtëna me molotov e gaz.

Një numër i konsiderueshëm i Policëve janë pranuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Policia thotë se gjashtë sosh është numri i personave në fjalë.

Por, përkundër gjithë këtyre ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur, vetëm një serb është arrestuar. Përveç tij, janë arrestuar në kuadër të këtij aksioni edhe gjashtë shqiptarë dhe një boshnjak.