Aktakuzë ndaj 4 vetave për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe marrje të ryshfetit

Aktakuzë ndaj 4 vetave për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve M.K., A.D., A.T. dhe Xh.B., për shkak të veprave penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit M.K. dhe A.D., më 16 Tetor 2021, rreth orës 18:30 minuta në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit-tani të pandehurit Xh.B., në këmbim të votave.

Ndërsa, i pandehuri A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 eurove të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.

Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 eurove, nga i pandehuri A.T.

Shpërndaje në: