Aktakuzë ndaj gjakovarit që rrahu bashkëshorten shtatzënë

Aktakuzë ndaj gjakovarit që rrahu bashkëshorten shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, pasi më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkaktoi lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij shtatzënë.

Bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth djalit të tyre njëvjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shpërndaje në: