Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit S.N për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) personi me inicialet S.N”.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.N. akuzohet për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: