Aktakuzë për dhënie të ryshfetit në këmbim të votës

Prokuroria Themelore në Pejë, ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votën”.
Sipas aktakuzës, A.S. me 26 maj rreth orës 15:26 minuta në fshatin Vitomeric të Pejës, i ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që të votoj partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri.
“Ashtu që, i njëjti përmes rrjetit social Facebook kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim me 50€ dhe do të sigurohen edhe shpenzimet e rrugës”, thuhet në njoftim.
Këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50€ në këmbim të votës së votuesve sipas prokurorisë përmbushin elementet e veprës penale. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpall fajtoj dhe ta dënoj sipas ligjit për këtë vepër penale.