Aktivistët e PSD-së bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit

Aktivistët e PSD-së bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit

Pas kryeministrit Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij në VV, homazhe tek varri i Astrit Deharit kanë bërë edhe aktivistët e PSD-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një fotografi nga homazhet që i kanë bërë sot, duke thënë se Astritin do ta kujtojnë gjithëherë si shok dhe si emër për drejtësinë e munguar.

“VV e sheh drejtësinë tamam ashtu siç e ka trajtuar prej fillimit rastin e Astritit. Një fjalë i përmbledhë këto dy gjëra bashkë: instrumentalizim. Për të instrumentalizuar duhet futur gjërat në kontroll. Tashmë ka nisur Projektligji që ia mundëson Partisë t’i përzgjedhë anëtarët e Këshillit Prokurorial”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Sot përkujtuam Astritin. Do ta kujtojmë përherë si shok dhe si emër për drejtësinë e munguar.

VV e sheh drejtësinë tamam ashtu siç e ka trajtuar prej fillimit rastin e Astritit. Një fjalë i përmbledhë këto dy gjëra bashkë: instrumentalizim. Për të instrumentalizuar duhet futur gjërat në kontroll. Tashmë ka nisur Projektligji që ia mundëson Partisë t’i përzgjedhë anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Drejtësi e vërtetë dhe universale është ajo që tejkalon dialektikën e zëvëndësimit të një regjimi me një tjetër. Drejtësia duket si buzëqeshja e një loje, dhe jo si mjeti në dorë të pushtetit. Drejtësia nuk gjendet brenda dyshës mjet-qëllim. Është vetëreferenciale.

 

Shpërndaje në: