Aktivisti Flugaj për Kurtin e Konjufcën: Në vend se të vizitoni aktivistët, vizituat oligarkët

Aktivisti Flugaj për Kurtin e Konjufcën: Në vend se të vizitoni aktivistët, vizituat oligarkët

Aktivisti i VV-së në Prizren, Leutrim Flugaj duket se është irrituar me vizitën e kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca tek biznesi “Abi Çarshia” në Prizren.

Sipas aktivistit të VV-së, pronarët e Abi Çarshisë janë oligarkë dhe ndër vite e kanë monopolizuar ekonominë e Prizrenit dhe janë rritur e zhvilluar duke i shërbyer ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë ai, përcjell Periskopi.

“Në vend se të vizitohen aktivistët, vizitohet oligarku. Për çfarë? Për ta falënderuar që ka punuar ditë e natë për ta humbur pushtetin Lëvizja?! Për t’i kërkuar falje?! Si t’i kërkojmë falje?!”, shprehet aktivisti Flugaj.

Ai shpreson se kryeministri e kryeparlamentari janë vënë në lajthitje, e kanë përfunduar aksidentalisht në këtë objekt. “Nëse është kështu, atëherë duhet të ketë pasoja për ndërmjetësuesin. Kushdo që i ka vënë në lajthitje, duhet të ketë pasoja”, thotë ai.

“Nuk mund të shtiresh se nuk e ke vizituar këtë objekt. Prandaj, edhe pasojat janë të domosdoshme. Çdo gjë ka pasoja. Edhe fjalët, edhe heshtja. Edhe veprimet, edhe mosveprimet”, përfundon Flugaj.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë:

/PERISKOPI/

Shpërndaje në: