Aktivisti i devotshëm që nga 2005’a: Nëse e ngrisin çmimin e rrymës, kurrë hiç s’do jem më pjesë e VV’së

Aktivisti i devotshëm që nga 2005’a: Nëse e ngrisin çmimin e rrymës, kurrë hiç s’do jem më pjesë e VV’së

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka revoltuar edhe aktivistët e devotshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Enver Maliqi në një postim në Facebook ka treguar se është aktivist i kësaj partie që nga viti 2005.

Mirëpo z. Maliqi thotë se nëse bëhet ngritja e çmimit të rrymës, kurrë më, ama kurrë s’do jetë pjesë e Vetëvendosjes.

Kujtojmë që para tri ditësh, ZRRE doli me propozim që të fryhet fatura për gjithë ata qytetarë që harxhojnë më shumë se 600KWh në muaj. Këtë gjë e miratoi edhe Qeveria Kurti pastaj. Madje kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se s’ka zgjidhje tjetër, ndonëse kanë ndarë rreth 75 milionë euro subvencione për këtë qëllim./PERISKOPI/

Shpërndaje në: