Aktivisti i VV’së në Mitrovicë: Koha për reflektim, VV-ja po e minimizon përkrahjen qytetare

Aktivisti i VV’së në Mitrovicë: Koha për reflektim, VV-ja po e minimizon përkrahjen qytetare

Aktivisti i VV-së në Mitrovicë, Doni Beshiri, ka folur rreth rezultateve të dobëta të VV’së në Mitrovicë.

Beshiri ka thënë se VV duke tentuar ta minimizojë rolin e aktivistit të vërtetë brenda Lëvizjes, “ata kanë minimizuar përkrahjen qytetare”.

Ndër të tjera ai tha se është naivitet në politik, që për inate personale të nënvlerësosh një burim të madh votash.

“Kjo degë e Lëvizjes në Mitrovicë është në paralizë, dhe nuk e kemi lluksin ta zgjedhim një Kryetar që nuk paraqet reforma.
Frerët duhet ti marrim në dorë ne aktivistët parimor, sepse ne jemi pika e kthesës, dhe vetëm Ne paraqesim reformen radikale”, ka shkruar Beshiri./Periskopi/

Postimi i plotë i Beshirit në Facebook:

Koha për Reflektim!

Duke tentuar ta minimizojn rolin e aktivistit të vërtetë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ata kanë minimizuar përkrahjen qytetare.

Mirëpo çdo ide e cila shtypet, amortizohet dhe rritet.

Është naivitet në politik, që për inate personale ta nënvlerësosh një burim të madh votash, tek e fundit numrat e kanë fjalën e fundit në demokraci. Faktorizimi është esenca brenda politikës, sepse subjektet politke janë grupe interesi dhe jo shoqata pensionistësh!

Kjo degë e Lëvizjes në Mitrovicë është në paralizë, dhe nuk e kemi lluksin ta zgjedhim një Kryetar që nuk paraqet reforma.

Frerët duhet ti marrim në dorë ne aktivistët parimor, sepse ne jemi pika e kthesës, dhe vetëm Ne paraqesim reformen radikale.

 

Shpërndaje në: