Aktivisti i VV’së në Mitrovicë: Kundërshtimi i Agim Bahtirit dhe të qenit fetar më përjashtuan nga kandidatura
Ramadan Beshiri mendon se janë dy arsye pse Vetëvendosje ia mohoi kandidaturën për kryetar të degës së partisë në Mitrovicë, transmeton Periskopi.
Ai në Debat Plus përmendi kundërshtimin e Agim Bahtirit dhe të qenit fetar.
‘’Na ka kushtuar kundërshtimi i kandidaturës së Agim Bahtirit. Ne jemi demokraci sociale, e majtë. Ne jemi kundër privatizimit lokal. Janë manipulu konkurset. Përfaqësimi ka qenë jashtëzakonisht skandaloz. Më kanë paraqitur si islamik për një çështje që ka ardhë nga kuvendi. Unë jam besimtar dhe nuk e cënoj besimin e askujt. Si sociolog jam për bashkësi tradicionale familjare. Do të votoja kundër për Kodin Civil. Është bindje ime personale dhe na lejon demokracia.’’, tha ai.
Dje Beshiri në një intervistë për Periskopin tha se Albin Kurti duhet të alarmohet nga këto zhvillime./PERISKOPI/