Aktivisti që u largua nga VV: E përjetova rëndë, mos e provoftë askush

Aktivisti që u largua nga VV: E përjetova rëndë, mos e provoftë askush

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Bislimi, ka thënë se ka vendosur të largohet nga VV pasi i është thënë se nuk mund të garojë për kryetar dege.

Kur u pyet se a ishte e vështirë të largohej nga Vetëvendosja, ai u përgjigj: Mos e provofsh.

Mirëpo, Bislimi thotë se nuk do të shkojë në asnjë parti tjetër pasi “nuk i pëlqejnë”.

“Jam rritur me Lëvizjen, kam bërë aktivitet aty dhe është e vështirë të shkoj diku tjetër. Thjesht, kam vendosur që të pushoj edhe të mendoj”, tha ai.

Ai tregon edhe se si e ka përjetuar largimin nga kjo parti.

“E kam përjetuar tepër rëndë, është shumë e rëndë. Je me një subjekt politik, me anëtarë me aktivistë, je bërë si familje, ke kaluar kohë dhe në fushatë presionin më të madh ti s’ke qenë në familje, por me ta”, tha ai në T7.

“Lidhja shpirtërore bëhet shumë e madhe, gëzimi për fitore pastaj nuk je me familje, por me anëtarë të subjektit dhe tash i bie sikur të ndahem nga familja, por fati ishte i tillë”.

Bislimi thotë se edhe babai i tij ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Edhe babi ka qenë aktivist i Vetëvendosjes. Por, ai më ka thënë se duhet të largohet, sepse e ka parë që Lëvizja nuk është ajo që ne kemi besuar dhe kemi shpresuar që është”.

“Nëse thua dua zgjedhje, atëherë lëri njerëzit të garojnë, nëse do veç nga një kandidat për degë, atëherë emëroi kandidatët”.

E për këtë, Bislimi nuk e lë fajtor Kurtin, pasi thotë se “mbase ai nuk po e di çfarë po ndodhë” dhe “po ka shumë punë në qeveri”.

“Ose ndoshta po e di, akoma s’e kam kuptuar”, tha Bislimi

Shpërndaje në: