Aktivistja Avdiu për shtesat: A po i blen Albin Kurti votat e qytetarëve me pare të shtetit?

Aktivistja Avdiu për shtesat: A po i blen Albin Kurti votat e qytetarëve me pare të shtetit?

Aktivistja e mirënjohur feministe, Zana Avdiu, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për shtesat në pensione.

Vendimi i qeverisë do të vlejë vetëm për muajt nëntor dhe dhjetor, dhe besohet gjerësisht se përbën një tjetër intervenim me asete shtetërore për të rritur gjasat e kandidatëve të partisë Vetëvendosje për të fituar ndonjë komunë.

Zana Avdiu e sheh po në këtë formë këtë ndihmë qeveritare, që nominalisht thuhet të jetë e lidhur me rritjen e çmimeve.

“Meqë shfaqjet në veri e tjera nuk mjaftuan për fushatë, tash po i keqpërdorë këto kategori, a?” – pyet znj. Avdiu, përcjell Periskopi.

Ajo pyet më tej: “Apo bëhet blerja e votave me para të shtetit?”

Statusi i plotë:

Qeveria njehere ua heq 20 euro pensionisteve, e tash para zgjedhjeve vec kete muaj ua shton 100 euro.

Perfituesve te ndihmave sociale per periudhen nentor dhe dhjetor, do te iu dyfishohet pagesa.

Meqe shfaqjet ne veri e tjera nuk mjaftuan per fushate, tash po i keqperdore keto kategori a?

A po behet blerje e votave me para te shtetit?

Cka osht kjo?

Shpërndaje në: