Aktivistja e PSD-së kujton aksionin simbolik për të kundërshtuar mospërmendjen e UÇK-së nga ana e ministres Gërvalla

Aktivistja e PSD-së kujton aksionin simbolik për të kundërshtuar mospërmendjen e UÇK-së nga ana e ministres Gërvalla

Aktivisja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka publikuar një fotografi të një aksioni simbolik për të kundështuar mospërmendjen e UÇK-së nga ana e ministres Gërvalla.

Ajo ka publikuar foton kur kishte shkruar “UÇK” në veturën e ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla duke paralajmëruar se mund ta përsërit.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, ka shkruar ajo.

Dje, Kosova ka shënuar 23-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, ndërsa në urimin e saj, Gërvalla nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shkaktuar shumë reagime. Ajo falenderoi vetëm ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, por jo ata të UÇK-së.

 

Shpërndaje në: