“Aktivitet kundër prerjes ilegale të pyjeve”, reagimi qesharak i Serbisë për afrimin e ushtrisë te kufiri i Kosovës

“Aktivitet kundër prerjes ilegale të pyjeve”, reagimi qesharak i Serbisë për afrimin e ushtrisë te kufiri i Kosovës

Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe janë afruar rreth 50 metra afër kufirit në ditën e shtunë, duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”. Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Ejup […]

Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe janë afruar rreth 50 metra afër kufirit në ditën e shtunë, duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”.

Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku përmes një postimi në facebook u shprehë se Serbia po mundohet të kamuflohet si aktivitet për pengimin e prerjes ilegale të pyjeve.

“Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë në lidhje me aktivitetet e ushtrisë serbe në afërsi prej 50 metra nga vija kufitare me territorin e Kosovës, një aktivitet tipik ushtarak, mundohet të kamuflohet si aktivitet për pengimin e prerjes ilegale të pyjeve.

Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje taktike si dhe me automjete të blinduara ushtarake? Sepse sipas ligjit të pyjeve të Republikës së Serbisë, konkretisht në nenin 40 të tij, është përcaktuar qartë se rojet e pyjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave janë të vetmit zyrtarë për ruajtjen e pyjeve dhe pengimin e prerjes ilegale të tyre brenda territorit të Serbisë”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci, është shprehur se në vazhdimësi, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë përpiqet që prezencën e shtuar ushtarake të ushtarëve serbë në afërsi të territorit të Republikës së Kosovës ta arsyetoj duke përdorur justifikime tërësisht të paqëndrushme.

“Në vazhdimësi, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë përpiqet që prezencën e shtuar ushtarake të ushtarëve serbë në afërsi të territorit të Republikës së Kosovës, ta arsyetoj duke përdorur justifikime tërësisht të paqëndrushme, siç përpiqet që edhe ushtrimet me avionë luftarakë sulmues dhe dronë vetvrasës sulmues, siç ishte ushtrimi “Vihor 2024” në Peshter, t’i paraqes si përgatitje ushtarake për mbrojtje të territorit.

Militarizimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe veçanërisht vendosja e shumë kapaciteteve ushtarake në jug të territorit të saj, është një tregues për vazhdimësinë e qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.

Gjithsesi, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugëtimin e saj për integrime euro-atlantike dhe do të mbetet gjithmonë e vendosur që të zhvilloj kapacitete ushtarake sipas standardeve të NATO-s, të afta për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë”, ka thënë ai tutje./Indeksonline/

Të ngjashme
Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

Punëtorët e RTK-së pa paga, tre sindikata sot në protestë

Punëtorët e RTK-së pa paga, tre sindikata sot në protestë

FIFA do ta paguajë nga 4 mijë euro në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

FIFA do ta paguajë nga 4 mijë euro në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

E marta me mot veror, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

E marta me mot veror, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Sejdiu: Kurti do duhej të dilte nga mendësia që po e mban vendin në bllokadë

Sejdiu: Kurti do duhej të dilte nga mendësia që po e mban vendin në bllokadë

Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votuar brenda partive

Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votuar brenda partive

Gjykatësi amerikan bllokon planin e Trump për tarifën e vizës prej 100,000 dollarësh

Gjykatësi amerikan bllokon planin e Trump për tarifën e vizës prej 100,000 dollarësh