Aktorët kosovarë pa perspektivë në vend

Aktorët kosovarë pa perspektivë në vend

Në mënyrë që aftësitë e tij në aktrim t’i zhvillojë edhe më shumë Qëndrim Kqiku, vazhdoi shkollimin në shkollën e vetme të mesme për aktrim në Ballkan, e cilia gjendet në Pejë.

Kqiku, tash 26 vjeçar, ka rritur që të jetë një aktor profesionist dhe kohën më të madhe t’ia kushtojë aktrimit.

Ai, në një intervistë dhënë për Periskopin, tregon arsyen që e mban të lidhur me aktrimin, projektete e tij, që nga të parat dhe ato aktuale.

Kqiku ka marrë pjesë në disa projkete filmike rajonale dhe  ndërkombëtare.

Mirëpo, edhe pse tregon që punën në projkete të ndryshme e bënë me shumë vullnet, ai thekson mungesën e perspektivës për artistët e konkretisht  për aktorët në Kosovë, derisa potencon se aktorët kosovarë për shkak të mungesës së kushteve dhe përkrahjes institucionale e kanë shumë të vështirë të bëhen pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare.

Intervista e plotë:

Periskopi: Cila është aryeja që ju mban të lidhur më aktrimin?

Kqiku:  Aktrimin e kam filluar qysh në fimijëri. Dëshira  e madhe për të më ka shtyrë që të vazhdojë shkollën meseme të aktrimit në Pjesë, pastaj edhe studimet universitare për aktrim në Univeristetin e Prishtinës. Kam studiuar shumë në këtë lëmi dhe kam përfunduar studimet me notën mesatare 9.4, gjë që më ka motivuar edhe më shumë të merrem me këtë profesion dhe pastaj të bëhempjesë edhe e disa projekete shumë të rëndësishme për karrieren time.

Periskopi: Cili është projekti më i rëndësishëm në të cilin keni marrë pjesë?

Kqiku:  Kam marrë pjesë në disa projekete të ndryshme, por ai  që unë e veçojë dhe që është shumë me rëndësi për mua është reklama “Kosovo the Young Europeans”, e cila e prezanton vendin tonë si shtetin më të ri në Evropë, e që u transmetua në televizione ndërkombëtare.

Projekt tjetër që për  mua ka shumë shumë rëndësi është filmi i metrazhit të gjatë në Mal të Zi  “The Kids from the Marx and Engels Street, roli im i basisit të  grupit Rock Tito Grad dhe shoku i aktores vokaliste të grupit dhe aktorit vokalist të grupit, që kanq rolet kryesore gjithashtu te filmi në fjalë.

Periskopi: Sa  kanë persperktivë aktorët në Kosovë sipas jush?

Kqiku: Per Fat te keqe Aktoret nuk kan prespiktive ne vendin tone, te gjithe ata mbijetojnje duke zhvilluar edhe nje profesion apo pune tjeter.

Periskopi: Cilat janë barrierat kryesore me të cilat përballet kinematografia kosovare?

Kqiku:  Menaxhimi sipas ligjit, konkurrenca, hulmtimi i artit të mirfilltë janë barrierat më të mëdha me të cilat përballet kinematografia kosovare, si dhe dëm të madh kinematografisë tonë i shkakton edhe buxheti shumë i limituar.

Periskopi: Cilat i konsideroni projektet më të arritura në kiematografinë kosovare?

Kqiku:  Pavarësisht kushteve jo të mira  për zhvillimin e punës kinematografia kosovare ka arritur që të prodhojë filma të cilësisë së lartë, të cilët mund të karahasohet me filmat e produksioneve të mëdha në botën e filmit, e të cilët mund ta përfaqësojnë denjësisht Kososvën në festivale të mëdha të filmit. Një ndër filmat më të mirë që unë do të theksoja është “Babai”, pastaj edhe filmi i  cili na bëri krenar të gjithëve, flimi “Shok”, i nominuar për çmimit më të madh në botën e flimit, Oscar.

Periskopi: Sa mendoni se aktorët kosovarë e kanë vështirë depërtimin në skenën ndërkombëtare?

Kqiku: E kanë të vështirë për arsye se aktori duhet të jetë në trend, duke udhëtuar nëpër festivale ndërkombëtare dhe në trend me zhvillimin e artit. Por, duke marrëparasysh kushtet në të cilat zhvillojnë veprimtarinë aktorët në Kosovë është shumë e vështirë ndjekja e trendit dhe në këtë mënyrë edhe depërtimi në skenën ndërkombëtare. Për këtë arti në Kososvë, kinematografia duhet të ketë mbështetje më të fuqishme institucionale dhe nga bota e biznesit, pasi përmes artit arrihet përfaqësimi i kulturës së vendit tonë.

Shpërndaje në: