Aktori turk që fitoi zemrat e shqiptarëve i jep fund beqarisë

Aktori turk që fitoi zemrat e shqiptarëve i jep fund beqarisë

Akın Akınözü, i njohur nga publiku shqiptar si Mirani në serialin “Hercai”, së shpejti do i japë fund beqarisë.

“Mirani” ka fituar zemrën e publikut shqiptar së bashku me partneren e tij “Rejanin”, të cilët krijojnë një çift shumë të bukur.

Edhe pse të gjithë fansat e tij do donin që ai të kishte një lidhje në realitet me partneren e tij në serial, kjo gjë nuk do ndodhë.

Akın Akınözü është prej 5 vitesh i lidhur më një vajzë bionde e quajtur Sandra Pestemalciyan. Ajo është 24 vjeç, e diplomuar në Universitetin Teknik të Stambollit, Departamenti i Ekonomisë. Gjithashtu ka një diplomë nga një universitet në Neë York.

Sipas portalit “Aksam”, Akın i ka propozuar të dashurës gjatë pushimeve në Paris dhe thuhet se dasma do bëhët këtë korrik.

Shpërndaje në: