Aktorja e njohur është e bindur se koronavirusi është bërë nga njeriu

Aktorja e njohur është e bindur se koronavirusi është bërë nga njeriu

Pasi u shërua nga COVID-19, Linda Lusardi është e bindur se virusin e bëri njeriu.

Linda Lusardi beson se koronavirusi është bërë nga njeriu pasi ishte në gjendje të rëndë nga koronavirusi, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

61-vjeçarja i bëri këto komentet në radio, ku ajo gjithashtu tha se industria e argëtimit nënkupton ‘asgjë’ për të.

Linda, e cila gati vdiq nga virusi vdekjeprurës, që ua mori jetën 383.000 personave në gjithë botën, foli rreth sëmundjes.

“Nuk është asgjë si keni përjetuar më parë”, tha prezantuesja.

“Për mua, nuk është e natyrshme. Dua të them se e ka bërë njeriu sepse nuk duket si diçka që e kam përjetuar më parë”, deklaron Lusardi.

Ajo shton “E vjella blu nuk më duket normale. Mendoj se në dy vitet e ardhshme do të zbulojmë më shumë rreth të gjithave. Nuk ndjehem sikur është gjë natyrale”.

Linda thotë se nëse erdhi nga një lakuriq në një treg kinez kjo ndoshta mund të jetë arsyeja pse, por është një sëmundje shumë e çuditshme.

Moderatorja thotë se të qenit afër vdekjes e ka bërë t’i rivlerësojë gjërat në jetën e saj dhe të kuptojë atë që me të vërtetë është e rëndësishme.

Shpërndaje në: