Aktorja prizrenase mbetet në lift për 30 minuta, askush nuk i del në ndihmë

Aktorja prizrenase mbetet në lift për 30 minuta, askush nuk i del në ndihmë

Aktorja Hajat Toçilla, ka ndarë një përvojë tejet të hidhur sot teksa ka mbetur e mbyllur në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Toçilla ka bërë një postim në Facebook  duke publikuar edhe një video.

Ajo ka thënë se në ashensor ka mbetur rreth 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pastaj ka pranuar ta hapë atë.

“Sot ne Prizren e kuptova sa e pambrojtun prej shtetit jam! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzun me me ndihmu me dale prej liftit ku mbeta rreth 30minuta (n’mos ma shume) shkaku i nderprerjes se rrymes. Ne lift nuk kishte numer te ndonje servisi per ksi raste, policia rrefuzoi me me ndihmu duke me drejtu te pergjegjsi i liftit, zjarrfikesit nuk e dinin as ku eshte ambullanta ne qender, KEDSi na tha me prit deri ne ora 14:00/15:00 qe i bike 3-4 ore, e pergjegjsi i liftit e mohojke pergjegjsine e vet, deri sa u kercnu prej familjareve (qe per fat i kisha aty) se do te lajmerohej ne polici, ne ate moment llampa e Aladinit ja shpiki celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shpërndaje në: