Aktorja Yllka Gashi ka një thirrje rreth ‘Hive’: Periskopi i bashkohet

Aktorja Yllka Gashi ka një thirrje rreth ‘Hive’: Periskopi i bashkohet

Aktorja dhe protagonistja e filmit ‘Hive’ ka një thirrje për gjithë dashamirët e filmit.

Duke qenë se nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për nominimin e filmave për Oscars 2022, është e rëndësishme që të bëhet sa më shumë shpërndarja e fotografisë/kopertinës zyrtare të filmit në rrjetet sociale.

Periskopi i bashkohet thirrjes së znj.Gashi:

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars

Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empoëerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the ëomen of Krusha in a situation ëhen giving up is knocking on your door.

Please support us by sharing and thank you a million times!

Shpërndaje në: