Aktorja zhduket në liqen, djali i saj 4 vjeçar gjendet i vetëm në barkë

Aktorja zhduket në liqen, djali i saj 4 vjeçar gjendet i vetëm në barkë

Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme ndërsa djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në barkë në Kaliforni.

Aktorja e Glee dhe djali Josey morën me qera një barkë në liqenin Piru të mërkurën pasdite, por 3 orë më vonë një tjetër barkë ngriti alarmin pasi panë një fëmijë të vogël vetëm.

Policia tha se gjeti jelekun e shpëtimit të Naya-s mbi varkë dhe se aktorja ishte hedhur në liqen për të notuar, por me shumë gjasa do të jetë mbytur.

33-vjeçarja ka marrë pjesë në serialin Glee nga vitin 2009 në vitin 2015. Polumbarë e helikopterë po kërkojnë trupin e aktores.

Nga deklaratat e djalit të vogël policia mësoi se Naya ishte hedhur për të notuar e më pas nuk ishte kthyer më.

Shpërndaje në: