Akulli “mbulon” shkretëtirën e Saharasë, bie borë në Arabinë Saudite (FOTO)

Akulli “mbulon” shkretëtirën e Saharasë, bie borë në Arabinë Saudite (FOTO)

Ndërkohë që janari shoqërohet vazhdimisht me borë dhe ulje temperaturash në të gjithë botën, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë pjesë e këtij fenomeni, të paktën nuk ishin deri këtë vit.

Këtë muaj në Sahara ka rënë dëborë dhe është parë akull si dhe në Arabinë Saudite janë ulur temperaturat në -2 gradë celsius.

Një fotograf ka fotografuar akullin në dunat e rërës në Sahara, ndërkohë në Arabinë Saudite, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë, duke rënë borë.

Imazhet mahnitëse të fotografit, Karim Bouchetata treguan qytetin e vogël në shkretëtirën algjeriane, Ain Sefra.

Delet mund të shihen duke qëndruar në dunat e mbuluara me akull ndërsa temperaturat ulen në -3 gradë celsius.

Ain Sefra, njohur si Porta e Shkretëtirës, është rreth 1000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Malet Atlas.

Shkretëtira e Saharës mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe megjithëse shumë e thatë sot, shkretëtira pritet të bëhet e gjelbër përsëri në rreth 15,000 vjet.

Banorët e Arabisë Saudite shprehën gëzim dhe entuziazëm për reshet e rralla të borës pasi është diçka që nuk ka ndodhur shumë vite.

VIDEO KËTU

 

Shpërndaje në: