Akuzohet se dhunoi seksualisht katër gra, Man City e ‘fshinë nga faqja e dheut’ emrin e Benjamin Mendyt

Akuzohet se dhunoi seksualisht katër gra, Man City e ‘fshinë nga faqja e dheut’ emrin e Benjamin Mendyt

Benjamin Mendy po kalon në periudhën më të vështirë gjatë karrierës së tij si futbollist, por ndoshta edhe periudhën më të vështirë jetësore.

Lojtari francez lidhet me akuza të rënda që përfshijnë përdhunime dhe ngacmime seksuale.

Në total, lojtari ngarkohet me katër akuza të këtij lloji, por viktimat e mundshme janë edhe të moshës së mitur.

Pas këtyre ngjarjeve, Manchester City e ka suspenduar nga skuadra mbrojtësin. Por jo vetëm kaq. Së fundmi, ‘Citizens’ e kanë zhdukur atë edhe nga faqja zyrtare e klubit, përcjell Periskopi.

Në dyqanet zyrtare të skuadrës tani nuk ka më as fanella të Benjamin Mendy, as kurrfarë aksesori që lidhet me emrin e tij.

Edhe më brutal është fakti se në hapësirën për të kërkuar lojtarët, Manchester City ka hequr mundësinë që të kërkohet për MENDY.

Procesi gjyqësor për lojtarin francez do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: