Al Jazeera kërkon solidaritet për mediat e lira

Al Jazeera kërkon solidaritet për mediat e lira

Televizioni i Katarit, Al Jazeera ka bërë thirrje sot për solidaritet në lidhje me mediat e lira, me rastin e kërkesës së vendeve arabe për t’u shuar të gjitha kanalet dhe platformat e këtij rrjeti mediatik.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Al Jazeera në gjuhën angleze Zhil Trendl vlerësoi se kërkesa për mbylljen e këtij rrjeti mediatik paraqet përpjekje për ndalimin e të drejtave elementare të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhe paraqet thirrje publike për censurimin e mediave dhe parandalimin e raportimeve objektive./Periskopi/

Shpërndaje në: