Al Trade dhuron 22 bursa për studentët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit

Al Trade dhuron 22 bursa për studentët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit

Kompania Al Trade këtë muaj feston përvjetorin e 22-të të themelimit të kompanisë dhe duke marrë parasysh rrugëtimin e gjatë, të mbushur me sfida e të shndërruara në suksese, ka vendosur që përgjatë 22 ditëve të realizojë aktivitete të ndryshme.

E pikërisht në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot kompania Al Trade ka dhuruar 22 bursa për studentët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit.

Këtë dhurim e ka bërë në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, i cili e ka falënderuar kompaninë Al Trade për mbështetjen e të rinjve, duke theksuar se studentët do të kenë përkrahje të vazhdueshme nga buxheti komunal për dhurimin e bursave.

E pronari i kompanisë Al Trade, Sokol Gashani, ka përmendur faktin se ashtu sikurse përgjatë 22 viteve që i kanë përkrahur studentët, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë kontributin në ktëë drejtim.

Shpërndaje në: