ALARM: Futen në Taivan bombardues të Kinës që bartin armë bërthamore

ALARM: Futen në Taivan bombardues të Kinës që bartin armë bërthamore

Taivani ka deklaruar që një numër i madh avionësh luftarakë të Kinës janë futur në hapësirën e saj ajrore.

Ministri i mbrojtjes tha se 19 avionë përfshirë edhe bombardues bërthamorë u futën në të ashtuquajturën zonë e identifikimit mbrojtës (ADIZ).

Taipei është ankuar tash e një vit rreth misioneve të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Kina e sheh Taivanin demokratik si provincë të veten, por Taivani e sheh veten si shtet të pavarur.

Ministri i mbrojtjes së Taivanit deklaroi se avionët përfshinin edhe bombardues H-6 të cilët mund të bartnin armë bërthamore.

Kina nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për këtë incident. /Periskopi

Shpërndaje në: