Alarm i rremë për bombë, vazhdon koncerti i Ramë Lahajt

Alarm i rremë për bombë, vazhdon koncerti i Ramë Lahajt

Koncerti i Ramë Lahajt është ndërprerë për shkak të alarmit për bombë, shkruan Periskopi.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se dyshimet ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ahmeti shtoi se pasi policia ka përfunduar veprimet për kontrollin e hapësirës së caktuar ka rezultuar që alarmi për mjet shpërthyes të jetë i rrejshëm,

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë ” – tha Ahmeti.

Koncerti  po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Shpërndaje në: