‘Alarm në qiell!’ Turqia shkel hapësirën ajrore greke
Ministria greke e Mbrojtjes tha se ka regjistruar 138 shkelje të hapësirës ajrore të vendit të mërkurën, njoftoi “Reuters” duke cituar ministrin i cili pretendonte se gjithë shkelësit janë “zbuluar”.
“Ne duam paqe, ne nuk jemi duke kërkuar luftë ose probleme në Egje, por nuk do të ketë asnjë avion që shkel hapësirën tonë dhe që nuk do të zbulohet,” tha Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Të gjitha shkeljet e hapësirës ajrore kanë ndodhur në ishujt qendrore dhe jugor grek në Egje, të kontestuar nga të dy vendet, transmeton “Syri.net”.
Marrëdhëniet e tendosura mes dy vendeve të NATO-s u përshkallëzuan shpejt, pasi Gjykata e Lartë greke të enjten e kaluar, bllokoi ekstradimin e oficerëve ushtarake turq që Ankaraja i akuzon për përfshirje në grushtin e shtetit në korrik të 2016-ës./SYRI.net/



