Alarm për bombë në koncertin e Ramë Lahajt

Alarm për bombë në koncertin e Ramë Lahajt

Policia e Kosovës ndërpreu koncertin e tenorit Ramë Lahaj të dielën, nën dyshimin se në lokacionin ku po mbahej, u raportua për bombë.

Organizatorët kanë njoftuar audiencën se duhet dalë jashtë pasi shkaku i një alarmi për bombë derisa hapësira të kontrollohet, raporton KOHA.

Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pritet të vazhdojë.

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pritet të vazhdojë.

Perisopi do ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.

Shpërndaje në: