Alarm për bombë tek “Xhevdet Doda”, deklarohen nga policia

Alarm për bombë tek “Xhevdet Doda”, deklarohen nga policia

Një alarm për bombë është dhënë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Për rastin janë deklaruar nga policia.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se kanosja ka ardhur përmes postës elektronike.

Ajo tha se policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe i ka evakuuar qytetarët në një perimetër të sigurtë.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/ verifikimin e informatës”- tha ajo.

Shpërndaje në: