Alarm te Valencia, i ka kapluar kriza: Të gjithë lojtarët në shitje

Alarm te Valencia, i ka kapluar kriza: Të gjithë lojtarët në shitje

Valencia ka vendosur në shitje të gjithë lojtarët e skuadrës, përjashtim Jose Gaya, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Skuadra spanjolle gjithashtu së fundi ka shitur te Manchester City talentin Ferran Torres, për 23 milionë funte, pa harruar edhe Francis Coquelin dhe Dani Parejo, që së bashku i janë bashkuar Villarrealit për 11.5 milionë euro.

Marca ka raportuar se trajnerit i ri, Javi Garcia, i është thënë se të gjithë nga lojtarët e tij mund të shiten këtë verë.

I vetmi lojtar i cili duket se e ka të sigurt qëndrimin është Jose Gaya, por mbrojtësi është një synim i Barcelonës.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, e përcjellë edhe me mbylljen e stadiumeve, ka ndikuar shumë te Valencia.

Klubi gjithashtu ka duruar një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, duke përfunduar në vendin e nëntë, me 17 pikë më pak se vendi i katërt.

Shpërndaje në: