Alarmante: Brenda një viti, shtatë vetura bien në Liqenin e Badovcit [video]

Alarmante: Brenda një viti, shtatë vetura bien në Liqenin e Badovcit  [video]

Është vetura e shtatë e cila vetëm brenda një viti bie në vendin e njëjtë në Liqenin e Badovcit.

Si pasojë e këtij vetë aksidenti lëndime ka marrë vozitësi i cili ka arritur që të dalë nga vetura.

Abazi 26 vjeçar është dërguar për mjekim në QKUK derisa është jashtë rrezikut, raporton KTV. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, megjithatë roli i tyre ishte vetëm shikues.

Kjo pasi vetë banorët e kësaj ane morën iniciativë që ta nxjerrin nga uji veturën.

Një banorë i cili e pa pothuajse krejt ngjarjen tha se vetura nuk ishte në shpejtësi të madhe.

Këta banorë që jetojnë krejt afër këtij vendi ankohen se disa herë kanë kërkuar që aty të vendosen rrethoja mbrojtëse megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Policia është duke hetuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky vet aksident trafiku.

 

 

 

Shpërndaje në: