Alarmi për bombë: Evakuohen nxënësit e ‘Xhevdet Dodës’

Alarmi për bombë: Evakuohen nxënësit e ‘Xhevdet Dodës’

Në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë një alarm për bombë ka bërë që policia të evakuojë nxënësit dhe personelin e shkollës.

Kërcënimi për mjet shpërthyes dyshohet se është dërguar përmes postës elektronike.

Për rastin janë deklaruar nga policia.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se kanosja ka ardhur përmes postës elektronike.
“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/ verifikimin e informatës”- tha ajo.

Shpërndaje në: