Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, aeroporti hapet për fluturime

Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, aeroporti hapet për fluturime

Aeroporti “Adem Jashari” ka dalë me njoftim se alarmi për bombë ishte i rrejshëm.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

“ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në: