Alarmon Greenpeace: Uji që po lëshohet nga impianti nuklear Fukushima mund ta dëmtojë ADN-në e njeriut

Periskopi.com Shëndeti

Uji i kontaminuar që raportohet se do të lëshohet në det nga impianti i fuqisë nukleare në Fukushima Daiichi përmban substanca radioaktive që kanë potencial për ta dëmtuar ADN-në njerëzore, ka thënë investigimi nga Greenpeace.

Grupi ambientalist pretendon që 1.23 milionë tonet e ujit që ndodhen në 1 mijë tanke në impiant përmbajnë nivele “të rrezikshme” të izotopeve të carbon-14 radioaktive, dhe përveç tyre edhe kuantitete të tritiumit për të cilat ishte raportuar më herët.

Publikimi i raportit në fjaël vjen vetëm disa dita pasi mediat japoneze lajmëruan se qeveria ishte afër të jepte aprovimin për lëshimin e ujir në oqeanin Paqësor, pavarësisht kundërshtimeve nga peshkatarët që thonë se do të shkatërrohet jetesa e tyre, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“Nuk mund ta shtyjmë çështjen përgjithmonë,” tha kryeministri, Yoshihide Suga këtë javë.

Megjithëse krejt vëmendja është fokusuar te tritiumi, Greenpeace tha se karboni radioaktiv po ashtu do të lëshohej.

Carbon-14 ka një gjysmë jete prej 5 mijë e 370 viteve dhe të “inkorporohet në krejt qeniet e gjalla”. /Periskopi

Shpërndaje në: