Alarmon ish-ambasadori në Australi: E mbylla ambasadën me çelës, Qeveria s’e çoi asnjë diplomat ta merrte detyrën

Alarmon ish-ambasadori në Australi: E mbylla ambasadën me çelës, Qeveria s’e çoi asnjë diplomat ta merrte detyrën

Ambasadori i Kosovës në Kambera Hajdin Abazi, ka njoftuar se sot është dita e fundit si ambasador  në Australi.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi që ishte shkarkuar nga qeveria Kurti, ka thënë se përkundër faktit se ka njoftuar me kohë largimin e tij nga ambasada në Australi, askush nuk ka shkuar që ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga kabineti i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla se si të procedojë tutje, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje, transmeton Periskopi.

“Ç’është e vërteta, kam kërkuar instruksione se si të veprojë nga MPJD, por askush prej ministres, kabinetit të saj e deri te sekretarja, nuk më kanë kthyer as email”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Reagimi i plotë i thashmë ish ambasadorit Abazi:

Shpërndaje në: