Alarmon Memli Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr

Alarmon Memli Krasniqi: Populli do ta presë vitin e ri në terr

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka alarmuar qytetarët rreth energjisë, duke kritikuar Qeverinë Kurti që s’po merr hapa që të ketë rrymë mjaftueshëm në dimër, transmeton Periskopi.

Sipas tij, rrezikohet që vendi të kthehet në kohën e vitit 2008, kur reduktimet ishin 4:1.

‘’Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na qit për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë cështje dhe për një dimër të ftohtë. Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Cështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, tha ai në Rubikon.

‘’Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.

‘’Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, shtoi ai.

Krasniqi theksoi se Kosovën e presin të paktën 6 muaj të rëndë me energjinë.PERISKOPI/

Shpërndaje në: