Alarmon profesori: Serbia po pret mbi 100 shtete në një samit ku do ta vazhdojë agjendën kundër Kosovës

Alarmon profesori: Serbia po pret mbi 100 shtete në një samit ku do ta vazhdojë agjendën kundër Kosovës

Profesori i mirënjohur kosovar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajlaj, ka alarmuar opinionin kosovar në lidhje me një samit ku nikoqire pritet të jetë Republika e Serbisë.

E derisa diplomacia kosovare vazhdon ta ketë problem të madhe përdorimin e rregullt të Twitterit dhe sidomos dërgimin e ambasadorëve dhe konsujve nëpër misione diplomatike, duket që Serbia ka shënuar një tjetër sukses të madh.

Në 60 vjetorin e themelimit të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadraura, Serbia do të pres mbi 100 shtete anëtare në samitin e organizuar në Beograd.

“Serbia [do ta] shfrytëzojë këtë samit, ashtu siç çdo gjë tjetër, kundër shtetit të Kosovës,” – është shprehur profesor Smajlaj, përcjell Periskopi.

“Objektivat kryesore strategjike në politikën tonë të jashtme kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë: dërgimi i ambasadorëve dhe konsujve,” – ironizon më tej ai.

Kujtojmë që shefja e diplomacisë kosovare, Donikë Gërvalla, në një intervistë dhënë gjatë vikendit nuk dha një datë të saktë se kur do të kompletoheshin misionet diplomatike të Kosovës.

Statusi i plotë:

Në 60 vjetorin e themelimit të Lëvizjës së Shteteve të Painkuadruara, Serbia pret mbi 100 shtetet anëtare në sumitin e kësaj organizate në Beograd.

Serbia shfrytëzon këtë sumit, ashtu siç çdo gjë tjetër, kundër shtetit të Kosovës.

Objektivat kryesore strategjike në politikën tonë të jashtme kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë dërgimi i ambasadorëve dhe konsujve.

Ne u kënaqëm, zgjedhje pas zgjedhjeve, tani kemi arritur edhe i kemi gati dërgimin e disa ambasadorëve në disa shtete.

Të vakët, të vakët.

Shpërndaje në: