Alba i nxjerr nga situata – Barcelona shënon fitore ndaj Betisit krejt në fund

Alba i nxjerr nga situata – Barcelona shënon fitore ndaj Betisit krejt në fund

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Real Betisit me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Katalonasit arritën të siguronin tri pikë tek në sekondat e fundit të ndeshjes

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, kurse në të dytën i pamë tre.

Fillimisht realizoi Ansu Fati me t’u inkuadruar në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes.

Megjithatë, gëzimi i katalonasve zgjati pak, pasi që Marc Bartra barazoi shifrat.

Ai, për hir të respektit ndaj ish-klubit të tij, nuk e festoi golin.

Krejt në fund, Jordi Alba me një super gol ia siguroi tri pikët Barcelonës.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë, pesë më shumë se Sevilla.

Në anën tjetër, Betisi mbetet i pesti me 58 pikë, tri më pak se Atletico Madridi që zë pozitën e katërt, e fundit që dërgon në Champions League.

Shpërndaje në: