Alban Hyseni dha dorëheqje: Ky është deputeti i ri i Kuvendit nga VV-ja [Nuk është Hysamedin Feraj]

Alban Hyseni dha dorëheqje: Ky është deputeti i ri i Kuvendit nga VV-ja [Nuk është Hysamedin Feraj]

Alban Hyseni edhe zyrtarisht sot ka marrë detyrën si kryetar i ri në komunën e Gjilanit, pas fitores në balotazh përballë kandidatit të LDK-së z. Lutfi Hazirit. Por, kush do ta zëvendësojë në Kuvend?

Hyseni nga momenti i betimit si kryetar i komunës së Gjilanit, duhet të dorëzojë postin e deputetit në Kuvend.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, Halil Thaçi pritet ta zë ulësen e Alban Hysenit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Thaçi ka marrë 5 mijë e 921 vota.

Halil Thaçi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit. Ai garën për kryetar të komunës së Obiliqit e ka humbur përball kandidatit të pavarur Xhafer Gashi.

Në anën tjetër, Hysamedin Feraj – një ndër zërat më interesantë të VV-së në rrjete sociale – ende është në pritje për t’u bërë deputet, por ka një listë të gjatë figurash tjera para vetes në pritje pasi që nuk ka mbledhur as tre mijë vota.

Shpërndaje në: