Albanese me vizitën e tij të parë jashtë vendit: Shëtitje me biçikletë me presidentin indonezian

Albanese me vizitën e tij të parë jashtë vendit: Shëtitje me biçikletë me presidentin indonezian

Kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese, dhe presidenti indoneziasn, Joko Widodo, janë shëtitur me biçikleta së bashku të hënën, teksa ata mbajtën bisedime për rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve, me Australinë që ka nisur një ofenzivë diplomatike si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve në rritje të Kinës në regjion, shkruan anews, përcjell Periskopi.

Albanese vlerësoi marrëdhëniet me Indonezinë dhe u zotua se do të punojë në fuqizimin e tyre në udhëtimin e tij të parë qysh kur mori detyrën në muajin e kaluar, duke zgjedhur vendin aziatik si ndalesën e parë në atë që është bërë si një traditë për kryeministrat e ri australian.

“Marrëdhëniet e Australisë me Indonezinë janë më të rëndësishmet për ne. Ne nuk jemi të lidhur vetëm nga gjeografia, ne jemi të lidhur nga zgjidhja”, tha Albanese në një konferencë të përbashkët pas bisedimeve.

Në anën tjetër, presidenti Widodo tha se marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve do të ndihmojnë në “paqen dhe prosperitetin e rajonit”.

Shpërndaje në: