‘Albin Kurti dallavere me konkurs publik, qysh me nejt në Kosovë o Albin Kurti’

‘Albin Kurti dallavere me konkurs publik, qysh me nejt në Kosovë o Albin Kurti’

Artisti Sokol Plakolli, po vazhdon protestën e tij në shenjë pakënaqësie ndaj konkursit publik për Teatrin Kombëtar.

Ai po pretendon se në këtë konkurs i’u janë vjedhur pikët dhe i është bërë dallavere.

Me mikrofon në dorë dhe më britma ““Albin Kurti dallaver me konkurs publik”, “O Albin, dallavere me konkurs publik O Albin” “Qysh me nejt ne Kosovë.. o Albin Kurti na ke premtu”, ai protestoi sot në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, vetëm pak metra nga Qeveria e Kosovës.

“Ky është konkurs publik unë jam artist dhe mi kanë vjedhë pikë. Për këtë arsye do të protestoj deri sa të jepesh dorëheqje ose ministri jot ose këshilli drejtues të kërkoj falje”.

Shpërndaje në: