Albin Kurti e ‘djeg’ Albulena Haxhiun për herë të tretë – VV`ja as sot s’ka numra

As sot s`janë numrat.
Sipas kësaj, seanca e sotme e Kuvendit pritet të jetë një deja vu.
Skenari i seancës së sotme mund të jetë sikurse ai i së shtunës, pasi Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta votuar Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Janë minus katër vota – ato të NISMA-s, së Fatmir Limajt dhe vota e deputetes boshnjake, Duda Balje.
Në seancën e sotme, që pritet të nis në orën 15:00 vazhdon pika ku edhe u bllokua herën e fundit, votimi i propozimit të një kandidati për kryetar të Kuvendit.
Partia që drejtohet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje sërish do të propozoj emrin e ish- ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu për këtë pozitë.
Kësisoj, do të provohet për herën e tretë që Haxhiu ‘digjet’ nga Kurti për shkak të mungesës së numrave.
Mund të ketë edhe një tentim të ri, që i bie do të provohet dy herë sot që gjatë seancës të votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, por do të ketë tentim sa për “sy e faqe” për shkak të mungesës së numrave.
Partitë që dikur ishin në opozitë; PDK, LDK, AAK janë të betonuara në qëndrimet e tyre se nuk kanë asnjë votë për këdo që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Krejt ‘problemi’ qëndron te vota e Duda Baljes e cila ende nuk ka një ujdi me partinë e Albin Kurtit për kërkesat e saja.
Sikur Balje do ta ngriste dorën sot për kryetar të Kuvendit atëherë edhe kjo procedurë do të përfundonte, kësisoj me 61 vota PËR, përfshi tri votat e partisë së Fatmir Limajt.
Në rast të një skenari të tillë, atëherë Fatmir Limaj do të zgjidhej kryetar i Kuvendit, por duke lënë për të nënkptuar se Kurti dhe partia e tij nuk kanë të sigurta 61 vota edhe për votimin e Qeverisë kurdo që mund të thirrej seanca e Kuvendit.
Edhe ish-partitë që kanë qenë në opozitë, por edhe partia dikur që qeveriste me vendin janë shprehur të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse vazhdohet kështu e që partia e Vetëvendosjes që doli e para me 9 shkurt, assesi nuk po arrinë të bëjë 61`shin e duhur për Kuvend dhe Qeveri. /Periskopi/