‘Albin Kurti e ka mbrojtur Kosovën në Pozharevc, më shumë se sot LDK’ja në Kuvend’
Analisti dhe gazetari, Halil Matoshi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar lidhur me burgimin e deputetit dhe ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Kësisoj, Matoshi iu është kundërvënë deklaratave të LDK-së, ku nga kjo parti është thënë se Kurti ka pasur tretman special në burgun e Pozharevcit nga Serbia.
Analisti politik ka thënë se kjo është e pavërtetë sepse ka qenë vetë në vizitë dhe e ka parë se si Albin Kurti e ka mbrojtur Republikën është keqtrajtuar nga policia serbe, por ka qëndruar gjithmonë krenar dhe sypatrembur.
Ja postimi i plotë i Halil Matoshit në Facebook.
Albin Kurti asht deshmu guximtar ne Pozharevc
Unë jam nder kundërshtarët ma t’zashem politik dhe konceptual te Albin Kurtit, ne shume aspekte.
Jam nder kritikuesit e tij ma t’rrepte, por edhe njeri qe ia shtrij dorën kur e ka mire!
Porse ta akuzosh Zotni Kurtin se ka pase trajtim komod nga pushteti serb, asht mendesi thjesht e njerëzve primitiv…
E kam pa dhjetëra herë mëtane grilave tek e shpinin për me e marr n’pyetje nga DB-ja famkeqe: Ecte guximshëm dhe sypatrembur.
E kam taku n’ burg dhe ma shume asht shqetesu per fatin e atyne qe kishin mbetun brenda Kosoves gjate grahmave te fundit te fashizmit millosheviqian se sa per veten!
Jam dëshmitar i gjalle, se Albin Kurti ne burgun e Pozharevcit (Serbi) e ka mbrojte Republikën e Kosovës me patriotizëm shembullor dhe ma fort e ma denjësisht se qe e mbron sot LDK-ja ne Kuvend e ne Qeveri!
Akuza se kinse Kurti ka pase trajtim komod ne atë qe cilësohej si burg por ishte Kamp përqendrimi për rreth 3000 shqyptar Kosove asht politikisht e paqëndrueshme dhe bahet për hakmarrje qe asht ves i te ligjve, moralisht e ulte dhe qytetarisht e papranueshme!



