Albin Kurti e shpall të mbyllur aksionin e kontrabandës në Veri: Ka një thirrje për serbët e Mitrovicës

Albin Kurti e shpall të mbyllur aksionin e kontrabandës në Veri: Ka një thirrje për serbët e Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për aksionin policor në katër rajone të Kosovës, përfshirë edhe në veri të Kosovës.

Ai ka shkruar informacione tepër të përgjithshme, ashtu si edhe Policia e Kosovës, duke deklruar se “nuk do ta tolerojë Kosova kontrabandën.”

“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.” – shkruan z. Kurti, përcjell Periskopi.

Por, edhe pse kryeministri po e shpall të përfunduar aksionin në fjalë, në fakt nuk duket një gjë e tillë nga terreni pasi ende ka njësite policore në Zveçan e Zubin Potok.

Të lënduar pas këtij aksioni janë disa zyrtarë policorë.

Statusi i plotë:

Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Shpërndaje në: