Albin Kurti ‘ia gjen’ çantën e humbur Muhamet Mustafës në Bruksel

Albin Kurti ‘ia gjen’ çantën e humbur Muhamet Mustafës në Bruksel

Grupi për Ballkan ka publikuar tashmë njoftimin për një memorandum të nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë që tregonte për personat që do të angazhohen si ‘ekspertë të jashtëm’ në dialog dhe që do të ndihmojnë Albin Kurtin.

Veton Surroi, Blerim Shala, Bernard Nikaj, Leon Malazogu e Muhamet Mustafa nuk do të jenë pjesë e ndonjë shoqate të zyrtarëve të lartë që ishin sulmuar ashpër nga Albin Kurti dikur. Ata do të ndihmojnë Kurtin në procesin e dialogut. Mungon vetëm edhe ish presidenti Thaçi dhe ish kryenegociatorja Edita Tahiri që grupi i ekspertëve të merrte edhe më shumë kuptim.

Por, çka ndodhi vitin e kaluar në Bruksel?

Muhamet Mustafa ishte emëruar nga Qeveria Hoti si negociator i Kosovës për ekonomi. Bujë të madhe në opinion kishte bërë vjedhja e çantës së tij në Bruksel.

Profesor Mustafa, pasi ishte kritikuar e tallur ashpër nga opozita e udhëhequr nga Albin Kurti në atë kohë, kishte lëshuar edhe reagimin si vijon:

“Në një portal u lajmërua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, dhe se kjo është mbajtur fshehtë dhe kjo paraqitet si skandal . Mua më ka ndodhur të humbi ( ose të më vidhet) çanta ku kam pasë dokumente personale dhe të holla. Pas një kohe dokumentet janë kthye, por të hollat janë marrë. Pra, është një rast i një humbjeje personale dhe nuk ka asgjë të bëje me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një “skandal” janë absurde. Natyrisht që ne për këtë nuk kemi pas nevojë të mbajmë konferencë për shtyp por as që e kemi mbajtur fshehtë, pasi nuk kishte asnjë nevojë për këtë”. /Periskopi

Shpërndaje në: