Albin Kurti ndryshon vendimet e Isa Mustafës e Avdullah Hotit

Albin Kurti ndryshon vendimet e Isa Mustafës e Avdullah Hotit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndryshuar vendimet e ish-kryeministrave Isa Mustafa e Avdullah Hoti, lidhur me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statutit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Me vendim të Qeverisë, Leonora Selmani dhe Minire Begaj i kanë ndërruar pozitat brenda Komisionit. E para, që ishte anëtare, tani është emëruar kryetare e kërij komisoni, ndërsa e dyta nga pozita e kryetares, tani mbetet vetëm anëtare.

“Ky ndryshim bëhet me qëllim të tejkalimit të sfidave për realizimin e mandatit të këtij Komisioni, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, familjeve të tyre dhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri Albin Kurti, para se të kërkonte miratimin nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ish-kryeministri Isa Mustafa e kishte emëruar Minire Begajn kryetare të këtij Komisioni sa ishte në krye të Ekzekutivit në vitin 2017.

Tre vjet më pas, Qeveria e Avdullah Hotit më 7 dhjetor 2020 e kishte ndryshuar dhe plotësuar këtë vendim, duke e zëvendësuar një anëtar të Komisionit prej vendimit të Qeverisë Mustafa.

Shpërndaje në: