Albin Kurti para katër vitesh: Asfalti nuk hahet, duhet të ndërtohen fabrika

Albin Kurti para katër vitesh: Asfalti nuk hahet, duhet të ndërtohen fabrika

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilin kabineti qeveritar ia miratuan kërkesën e Aliut për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë, e cila do t’i kushtojë plot 150 milionë euro.

Megjithatë kryeministri Kurti gjatë kohës sa ishte duke bërë fushatë para katër vitesh në Malishevë, kishte thënë se “shumica e popullsisë janë të varfër dhe të papunë, në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta”.

Më poshtë keni fjalimin e kryeministrit Kurti para katër vitesh në Malishevë:

“Në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta”.

“Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”.

Ai tutje u ka bërë ftesë malishevasve që më 11 qershor “t’ua marrin Kosovën nga dora atyre që kanë qeverisur deri tash”.

“Ne me 11 qershor e kemi shansin, e kemi rastin, çastin që t’ua marrim atyre Kosovën nga dora”.

“E ata le ta shtrëngojnë fort njëri-tjetrin në fundosjen e tyre”.

“Vetëvendosje do të hap një epokë të re të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës”.

“Me 11 qershor le të festojmë bashkë, sepse do të fitojmë bashkë”.

 

150 milionë për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Do ta ketë tunelin më të gjatë – jam i lumtur

 

Shpërndaje në: