Albin Kurti takon një filozof brazilian: Nuk i tregon popullit çka i tha ai

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me hulumtuesin Gabriel Tupinamba nga Brazili. 

Ai ka njoftuar shkurtimisht për rezymenë e z.Tupinamba, ndërkohë që në takim ka pasur me vete edhe ish këshilltarin e tij politik Agon Hamzën.

Kurti pretendon se ka folur me Tupinamban për situatën politike në vend dhe për reformën organizative brenda Vetëvendosjes.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është se Kurti nuk ka treguar asnjë fjalë të vetme që Tupinamba i ka thënë atij gjatë kësaj bisede.

Natyrisht, në interes të publikut kosovar do të ishte që të kuptonte se si i shihte këto gjëra filozofi brazilian – por ja që Kurti nuk ka treguar asgjë.

Njoftimi i plotë: 

Gabriel Tupinambá është hulumtues post-doktoral në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, si dhe psikanalist klinik në Rio de Janeiro të Brazilit. Tupinambá e ka përfunduar doktoratën në filozofi në European Graduate School, dhe është autor i shumë punimeve në filozofinë kontinentale, teorinë dhe praktikën psikanalitike, si dhe strategjitë e organizimeve politike. Me Agon Hamzën, ish këshilltar politik, zhvillova një takim virtual me z. Tupinambá, libri i radhës i së cilit “The Desire of Psychoanalysis: Exercises in Lacanian Thinking”, botohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë këtij takimi, diskutuam për situatën politike në Kosovë, si dhe për reformën organizative brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Biseduam për përvojën tonë qeverisëse në pranverën e këtij viti si dhe për punën tonë në hartimin e qeverisjes alternative në pesë shtyllat e saj.

Tupinambá e ka mbështetur publikisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit. Ne do vazhdojmë të mbetemi në kontakt për të bashkëpunuar në çështje të ndryshme.

Shpërndaje në: