Albin Kurti thotë se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan po shtohet

Albin Kurti thotë se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan po shtohet

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me procesin e hetimeve që është duke u kryer për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, javë më parë.

Ai deklaroi vetëm se sasia e informacionit për këto vrasje, është duke u shtuar meqë atje po punojnë hetuesit më të mirë.

”Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë është duke u shtuar meqë hetuesit më të mirë tanë janë përfshirë atje. Por kur të ketë diçka konkrete për vrasjen e tyre natyrisht që do t’ju njoftojmë”.

Ndërkaq sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit, Kurti u shpreh se qëndrimi i tyre tashmë është i njohur.

Shpërndaje në: