Albin Kurtit i kthehen “bumerang” komentet negative pas politizimit të bordeve

Albin Kurtit i kthehen “bumerang” komentet negative pas politizimit të bordeve

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i janë kthyer “bumerang”, komentet negative në postimin e tij ku flet për emërimet në borde, e që shumica prej tyre ishin anëtarë të VV-së dhe ish-kandidatë për deputetë nga partia e tij.

Kurti me anë të një postimi të mëhershëm, u tentua ta arsyetojë vendimin se kinse të njëjtit anëtarë do të bëjnë çkapjen nga shpërdorimi dhe korrupsioni që ishte instaluar sipas tij aty, shkruan lajmi.net.

“Shkarkuam borde e emëruam të rinj. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A., “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Mirëpo, të shumta ishin komentet në drejtim të Kurtit, e që e kritikonin ashpër atë për vendimin e politizimit të bordeve.

Përveç përkrahësve të tij që komentuan në atë formë, kishte edhe të tillë që e paralajmëronin Kurtin se në këtë formë të veprimit do t’i humbas edhe votat. /Lajmi.net/

    

Shpërndaje në: